image Bislimi viziton Anamoravën, (pa)dashje e harron Vitinë

Politikë

Bislimi viziton Anamoravën, (pa)dashje e harron Vitinë

news image

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi së bashku me ministrin e ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal kanë vizituar dje Komunën e Gjilanit dhe të Kamenicës në rajonin e Anamoravës të cilat qeverisen nga Vetëvendosje.

Vizita e Bislimit e Krasniqit në zyrën e kryetarit të komunës nuk ishte paralajmëruar fare në agjendën e Qeverisë së Kosovës. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi gjatë qëndrimit në rajonin e Anamoravës nuk është ndalur fare në Viti, e cila qeveriset nga Sokol Haliti i LDK-së.

Në njoftimin e kryeministrisë, thuhet se në këto takime në Kamenicë e Gjilan, u diskutua për zbatimin e plan-programeve qeverisëse nga ana e komunave.

Tutje thuhet se “mungesa e investimeve dhe e vëmendjes së nivelit qendror më herët ndaj zonës së Anamoravës, ka sjellë nevojën për rritje të investimeve, veçanërisht atyre infrastrukturore, ku dhe nuk do të mungojë mbështetja e Qeverisë”, por këtu nuk përmendet edhe komuna e Vitisë që udhëhiqet nga LDK-ja.

Bislimi ka inspektuar edhe punimet për ndërtimin e autostradës Gjilan-Prishtinë, ku u theksua domosdoshmëria për rritjen e intensitetit të punimeve.

Komuna e Gjilanit dhe e Kamenicës janë në mesin e 4 komunave të cilat drejtohen nga Lëvizja Vetëvendosje, parti e cila qeverisë edhe në nivel qendror.

/GazetaSinjali/