image Bislimi: Vetëm edhe një votim i fundit deri në përmbylljen e procedurave për liberalizimin e vizave

Politikë

Bislimi: Vetëm edhe një votim i fundit deri në përmbylljen e procedurave për liberalizimin e vizave

news image

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar pasi Komiteti LIBE votoi sot pro heqjes së vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Sipas Bislimit, pas kësaj ka mbetur vetëm edhe hapi i fundit në seancën e Parlamentit Evropian, që do të mbahet më 18 prill ku dhe do të mbetet vetëm nënshkrimi dhe publikimi në gazetën zyrtare të BE-së.

Bislimi pohon se qytetarët tashmë mund të lëvizin pa viza jo më larg se 1 janari i vitit 2024, pasi të përfundohen këto procedura të mëtutjeshme.

Postimi i plotë:

Edhe një votim i fundit ka mbetur, në përmbylljen e procedurave për liberalizimin e vizave.

Pas votimit të Këshillit të Ministrave të BE-së me 9 mars, Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) votoi ditën e sotme tekstin që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave, duke hapur kështu rrugën pёr votimin e fundit të mbetur nё seancën plenare tё Parlamentit Evropian.

Pas hapit të fundit në seancën e Parlamentit Evropian, i cili pritet të mbahet me 18 prill, do të mbetet vetëm nënshkrimi dhe publikimi në gazetën zyrtare të BE-së.

Në përfundim të këtyre procedurave të fundit, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza, jo më larg se 1 janari i vitit 2024, duke i dhënë kështu fund një pritjeje të gjatë.

/GazetaSinajli/