image Bislimi thirrje BE-së: T’i heqë sa më shpejtë masat ndaj Kosovës

Politikë

Bislimi thirrje BE-së: T’i heqë sa më shpejtë masat ndaj Kosovës

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Beslimi ka deklaruar të hënën në Komisionin për Integrimin Evropian se është e rëndësishme që BE-ja të heqë sa më shpejtë masat ndaj Kosovës.

Sipas tij, masat ndëshkuese biend ndesh me përpjekjen e rajonit për integrim në BE.

“Për këtë status nuk ka nevojë që të njohjen nga pesë vendet mosnjohëse…Vonesat në trajtimin e aplikimit po shtojnë zërat skeptik. Masat negative të BE-së janë ende në fuqi dhe besojmë që prezenca e këtyre masave ka ndikuar në vlerësimin që është bërë në raport. Masat që janë ende në fuqi bien ndesh me përpjekjen e rajonit për integrim në BE. Është shumë e rëndësishme që BE-ja t’i heqë sa më shpejtë këto masa”, ka thënë Bislimi.

Tutje Bislimi ka shtuar se Kosova ka shënuar sukses në fushën e përafrimit të tregut të brendshëm.

“Kemi rritje të hyrave buxhetore, formalizim të suksesshëm të ekonomisë dhe vendeve të punës. Kemi ulje të ndjeshëm të nivelit të borxhit publik, kemi rritje të bizneseve të reja, kemi sektor financiar kundër krizave me të cilat ballafaqohemi, kemi përmirësim në lëvizjen e lirë të mallit shërbimit dhe kapitalit. Por ka edhe fusha ku vlerësimi i bërë në Raportin e progresit nuk është në linjë me bindjen e Qeverisë. Ka të bëjë me reformën e administratës publike”, është shprehur ai.

/GazetaSinjali/