image Bislimi takohet me Varhelyin, theksohet ndihma në zbatimin e rezultateve pasi dialogu të ketë sukses

Politikë

Bislimi takohet me Varhelyin, theksohet ndihma në zbatimin e rezultateve pasi dialogu të ketë sukses

news image

Oliver Varhelyi, komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin i Bashkimit Evropian (BE), është takuar me zëvendëskryeministrin e Kosovës i angazhuar edhe për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimin.

E pikërisht ky takim në fokus e kishte dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nisja e ditës me Besnik Bislimin duke diskutuar agjendën e reformës së BE-së dhe detyrat përpara nesh dhe se si Komisioni do të jetë në gjendje të ndihmojë në zbatimin e rezultateve kur dialogu Beograd – Prishtinë të jetë i suksesshëm”, ka shkruar ai në Twitter.

Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje më 18 mars në Ohër, ndonëse nënshkrim nuk kishte.

Tani bashkësia ndërkombëtare po kërkon që marrëveshja të implementohet.

/GazetaSinjali/