Këtë të martë në Bruksel, në selinë e Organizatës Botërore të Doganave zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është pritur në takim nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate, Kunio Mikuriya.
Nikoqiri ka folur për vizitën që pasi në Kosovë javën e kaluar, derisa ka theksuar se është shprehur i impresionuar.
Sipas njoftimit të zyrës së Bislimit, Mikuryia ka shprehur qëllimin për avancimin e bashkëpunimit mes OBD-së dhe Kosovës në lehtësimin e tregtisë dhe qarkullimit të mallrave dhe pasagjerëve, rritjen e bashkëpunimit me të gjithë sektorët relevant dhe njëkohësisht të përkushtuar në parandalimin e tregtisë së paligjshme.
Zëvendëskryeministri Bislimi në anën tjetër e ka falënderuar Mikuryian për kohën e ndarë e vizitën e bërë së fundmi në Kosovë duke e vlerësuar atë si të rëndësishme dhe me peshë të veçantë.
“Palët u pajtuan se bashkëpunimi mes OBD-së dhe Kosovës do të vijojë të thellohet dhe format e bashkëpunimit do të zgjerohen më tutje”, përfundon njoftimi.