Përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borell ka bërë me dije se kryenegociatori i palës kosovare, Besnik Bislimi, është nisur sonte drejt Brukselit ku pritet të zhvillojë negociata për targat.
Borrell ka njoftuar se atje do të shkojë edhe kryenegaciatori serb Petar Petkoviq. Nëse Bislimi e Petkoviq bëjnë ndonjë depërtim, përfaqësuesi i lartë i BE-së ka thënë se do t’i ftojë Kurtin e Vuçiqin në Bruksel.
“Mund të them se po përballemi me krizën më serioze dhe më të rrezikshme që nga viti 2013, në 10 vitet e fundit. Të dyja palët duhet të gjejnë rrugë për t’i ndalë këto tensione”, tha Borell.
“Kryenegaociatorët do të fillojnë të punojnë këtu në Bruksel për hapat e ardhshëm. Ata do të fillojnë të punojnë sonte. Pala kosovare është duke mbërritur sonte. Jam i gatshëm t’i mbledhë liderët nëse negociatorët ia dalin të gjejnë zgjidhje praktike para afatit të 21 nëntorit”, ka thënë ai.