image Bislimi për marrëveshjen për energjinë në veri: Nuk e shkel sovranitetin e vendit

Politikë

Bislimi për marrëveshjen për energjinë në veri: Nuk e shkel sovranitetin e vendit

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se marrëveshja e nënshkruar në Bruksel për energjinë në veri, nuk e shkel sovranitetin e vendit.

Ai tha se marrëveshja e vitit 2013 dhe 2015, ka qenë e dëmshme, e që sipas tij, mosnënshkrimi i saj në vitin 2022, do të ishte i pafavorshëm për Kosovën.

“Dakordimi që kemi arritë apo udhërrëfyesi nuk përbën shkelje të sovranitetit, marrëveshja fillimisht ka qenë e dëmshme, por implementimi i saj apo mosimplementimi ka krijuar një situatë në teren që ka qenë edhe më e pafavorshme”, ka thënë ai në debat plus.

/GazetaSinjali/