image Bislimi pas vizitës në Luginë: Ka ardhur momenti që çështja e Luginës së Preshevës të marrë vëmendje

Rajon

Bislimi pas vizitës në Luginë: Ka ardhur momenti që çështja e Luginës së Preshevës të marrë vëmendje

news image

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka vizituar sot Luginën e Preshëvs, nën shoqërinë e minsitres së Arsimit, Arbërie Nagavcin.

Bislimi shfrytëzoi llogarinë zyrtare të tij në Facebook për të njoftuar se gjatë kësaj vizite u takuan me liderët politikë të Preshevlës dhe Bujanocit, si dhe shpërndarë tekste mësimore shkollore në gjuhën shqipe.

“Ka ardhur momenti që çështja e Luginës së Preshevës të marrë vëmendje edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Problematikat serioze si shpopullimi, garantimi i të drejtave për shqiptarët, regjistrimi i popullsisë, njohja e diplomave, mungesa e investimeve nga institucionet, tashmë duhet të trajtohen gjerësisht” shkroi Bislimi.

Ky është postimi i plotë i tij:

Vizitë e rëndësishme gjatë ditës së sotme në Luginën e Preshevës. Së bashku me ministren e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, takuam liderë politik të Preshevës dhe Bujanocit dhe shpërndamë tekstet mësimore për nxënësit e shkollave fillore, në fshatrat Tërnoc të Madh dhe Raincë.
4010 nxënës përfituan tekstet falas për mësimin në gjuhën shqipe në të gjitha klasat fillore. Jemi të gëzuar për mbulimin e kësaj kostoje por njëkohësisht edhe të brengosur që kemi ndarë libra për kaq pak nxënës duke ditur që deri para pak viteve në Luginën e Preshevës fillonin shkollat më shumë se 13 mijë.
Ka ardhur momenti që çështja e Luginës së Preshevës të marrë vëmendje edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Problematikat serioze si shpopullimi, garantimi i të drejtave për shqiptarët, regjistrimi i popullsisë, njohja e diplomave, mungesa e investimeve nga institucionet, tashmë duhet të trajtohen gjerësisht.
Për ne si Qeveri është me rëndësi garantimi i simetrisë dhe barazisë në të drejta mes qytetarëve shqiptarë në Luginë dhe atyre serb në Kosovë.

/GazetaSinjali/