image Bislimi para mediave botërore: Zyrtarisht prindërit e gjyshërit do të mund t'i vizitojnë fëmijët e tyre

Kosovë

Bislimi para mediave botërore: Zyrtarisht prindërit e gjyshërit do të mund t’i vizitojnë fëmijët e tyre

news image

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, është duke qëndruar në Strasburg ku po merrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të vendimit për heqjen e vizave, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një konferencë për media, zëvendëskryeministri Bislimi deklaroi se sapo janë rikthyer nga ceremonia e nënshkrimit të liberalizimit të vizave.

“Sapo u kthyem nga ceremonia për liberalizimin e vizave qe tashmë u bë vendim zyrtar, vendim që do të publikohet në gazetën zyrtare”, tha Bislimi.

Gjithashtu, Bislimi tha se këto arritje nuk kanë mundur të injorohen dhe se kanë punuar ngushtë që të arrihet kjo marrëveshje.

“Në emër të qytetarëve të Kosovës dua t’iu falenderoj të gjithëve, gjithashtu edhe qytetarët e Kosoves për durimin e tyre”, shtoi Bislimi.

“Dua të falenderoj pjesëtarët e kabinetit tim dhe të gjithë ministrat e lindjes që kanë qenë të angazhuar. Dhe në fund, por jo për nga rëndësia dua të falenderoj të gjithë qytetarët tanë për durimin e tyre. Liberalizimi i vizave do t’i mundësoj kontaktet midis njerëzve, t’i përforcoj lidhjet tona me BE-në, të konfirojm përkushtimin e BE-së për rajonin dhe të rrisë biznesin, aktivitetet arsimore dhe kulturore për qytetarët tanë”

“Që nga janari nuk do të kemi mijëra mundësi të humbura për qytetarët tanë për pjesëmarrje nga Konferenca, gara sportive, shkolla verore apo të tjera ngjarje dhe kjo do të përqoj një mesazh të fuqishëm për qytetarët tanë që ne jëmi pjesë e Evropës. Procesi ka të bëjë më njerëzit, më studentët, mund ta hulumtojnë kontinentin, artistet lokal mund të shkojnë në ëkspozitat e veta, ndërmarrësit kosovar mund të zhvillojnë mundësi biznesi dhe prindërit e gjyshërit mund të vizitojnë fëmijët e nipat e tyre”, përfundoi Bislimi.

/GazetaSinjali/