image Bislimi nuk jep datë për liberalizimin e vizave
[wp-story id="814678"]

Politikë

Bislimi nuk jep datë për liberalizimin e vizave

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi e ka lënë të hapur mundësinë e zhvillimit të një takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Gjatë raportimit në Komisionin për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Bislimi megjithatë u shpreh se një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar.

Ai foli edhe për liberalizimin e vizave e cila thotë se është ndër pesë pikat e takimit të ardhshëm të grupit punues për liberalizimin e vizave.

“Ky është hapi i parë por jo edhe i fundit pasi janë edhe pesë hapa të tjerë. Ne shpresojmë që të gjitha etapat të përmbyllen brenda një afati të shkurtër por e shohim të panevojshëm të japim datë”, ka thënë ai.

Tutje ka shtuar se për të aplikuar për statusin e kandidatit nuk ka kritere që duhet të plotësojë Kosova.

Sipas tij, është vlerësim i përgjithshëm se Kosova për nga përmbushja e obligimeve ndaj Bashkimit Evropian është dukshëm më mirë se të gjitha vendet e rajonit.

/GazetaSinjali/