image Bislimi ngushëllon familjet e të vrarëve nga sulmi në Beograd

Politikë

Bislimi ngushëllon familjet e të vrarëve nga sulmi në Beograd

news image

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, u ka shprehur ngushëllime familjeve të të vrarëve sot nga sulmi me armë në një shkollë në Beograd.

Ai gjithashtu u ka uruar edhe shërim të shpejtë të të plagosurve.

”Të shtënat në shkollë në Beograd këtë mëngjes ishin tragjike dhe tronditëse. Asgjë nuk mund të justifikojë veprime të tilla. I shpreh ngushëllimet e mia familjeve të viktimave, duke u uruar gjithashtu shërim të shpejtë të plagosurve”.

/GazetaSinjali/