Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është deklaruar pas vizitës në Hagë, ku kishte deklaruar se do të ketë bashkëbisedim me deputetët e Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Holandës si dhe vizitë në Këshillin Ekonomik dhe Social (SER)”.
Përmes një statusi në Twitter, Bislimi tha se Kosova mund të përparojë me ritëm të përshpejtuar në procesin e intergrimit në BE.
Sipas tij, Kosova ka treguar potencial të madh edhe për rritje të qëndrueshme, i cili njëherit i ka falenderuar edhe anëtarët e këtij komisioni për mbështetjen e vazhdueshme.
Postimi i plotë:
Informim i hollësishëm me Komitetin e Çështjeve të BE-së në Dhomën e Përfaqësuesve në Mbretërinë e Holandës. Kosova mund të përparojë me ritëm të përshpejtuar në procesin e integrimit në BE duke treguar potencial të madh edhe për rritje të qëndrueshme. I falënderova anëtarët për mbështetjen e vazhdueshme 🇽🇰.
Insightful briefing w/EU Affairs Committee in the House of Representatives in the Kingdom of Netherlands. Kosova can progress at an accelerated pace in the EU integration process showing huge potential also for sustainable growth. I thanked members for constantly supporting 🇽🇰. pic.twitter.com/VopwGdUnKp
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) September 7, 2023