image Bislimi: Miratuam pakon e aplikimeve për raundin 29 të asistencës teknike dhe raundin 8 të granteve investuese

Politikë

Bislimi: Miratuam pakon e aplikimeve për raundin 29 të asistencës teknike dhe raundin 8 të granteve investuese

news image

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka njoftuar se sot është miratuar pako e aplikimeve për raundin 29 të asistencës teknike dhe raundin 8 të granteve investuese të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF), shkruan Gazeta Sinjali.

Bislimi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se pakoja e miratuar e aplikimeve do të dorëzohet brenda kësaj jave, deri më datë 24 shkurt.

“Në takimin e nëntë të Komisionit për Planifikim Strategjik, së bashku me ministrin Murati, ministrin Aliu si dhe pjesëmarrës nga kabinetet qeveritare e stafi civil, miratuam pakon e aplikimeve për raundin 29 të asistencës teknike dhe raundin 8 të granteve investuese të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF). Pakoja e miratuar e aplikimeve do të dorëzohet brenda kësaj jave, deri më datë 24 shkurt”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë i tij:

Në takimin e nëntë të Komisionit për Planifikim Strategjik, së bashku me ministrin Murati, ministrin Aliu si dhe pjesëmarrës nga kabinetet qeveritare e stafi civil, miratuam pakon e aplikimeve për raundin 29 të asistencës teknike dhe raundin 8 të granteve investuese të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF)

Gjithsej janë zhvilluar 5 aplikime në lidhje me këtë raund për të përgatitur investimet sa i përket planit për menaxhimin e rrezikut për përmbytjet nga vërshimet, trajtimit të ujërave të zeza në Ferizaj dhe Podujevë, riciklimit të mbeturinave si dhe investimet për ujëmatësit inteligjentë.

Ndërkohë, në kuadër të granteve investuese janë dy aplikime të përgatitura, njëri për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në Prishtinë që është njëri nga projektet më të mëdha të Kosovës dhe përmirësimi i rrjetit të transmisionit të energjisë.

Pakoja e miratuar e aplikimeve do të dorëzohet brenda kësaj jave, deri më datë 24 shkurt.

/GazetaSinjali/