image Bislimi mbi raportin e "BERZH-it" për rritjen ekonomike: Trajektorja në të cilën e kemi drejtuar vendin ka qenë e duhura

Politikë

Bislimi mbi raportin e “BERZH-it” për rritjen ekonomike: Trajektorja në të cilën e kemi drejtuar vendin ka qenë e duhura

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka vlerësuar raportin nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) pasi e ka gjetur Kosovën si vendin me rritjen ekonomike më të lartë në rajon.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Bislimi ka shkruar se raporti i fundit nga ‘BERZH’ nuk është një rastësi dhe parashikon që ky trend të vazhdojë edhe në të ardhmen e afërt.

Sipas tij, këto rezultate po vijnë pasi trajektorja në të cilët ata kanë punuar, ka qenë e duhura.

Postimi i plotë:

Së fundmi, BERZH e gjeti Kosovën si vendin me rritjen ekonomike më të lartë në rajon për vitin 2023. Ajo parashikon që ky trend të vazhdojë edhe në të ardhmen e afërt. Banka Botërore dhe FMN e kanë vlerësuar gjithashtu vendin tonë për rritjen ekonomike dhe trendin pozitiv.

Këto rezultate nuk janë të rastësishme. Trajektorja në të cilën e kemi drejtuar vendin është ajo e duhura, ku do të shohim përfitimet në vitet në vijim. Qëllimi ynë është që kjo rritje të jetë e qëndrueshme. Të zvogëlohen pabarazitë dhe të ketë shpërndarje të barabartë për të gjithë qytetarët.

/GazetaSinjali/