image Bislimi: Kosova s’ka hequr dorë nga marrëveshja përfundimtare me Serbinë

Politikë

Bislimi: Kosova s’ka hequr dorë nga marrëveshja përfundimtare me Serbinë

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova nuk ka hequr dorë nga marrëveshje finale me Serbinë.

Bislimi në një konferencë për media sqaroi deklaratën e tij të para disa ditëve se “Kosova ka bërë lëshim që ka pranuar marrëveshjen bazë pa njohjen reciproke”.

Ai theksoi se pala kosovare ka bërë koncesion ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe jo ndaj Serbisë.

“Jo që kemi hequr nga marrëveshje finale, për arsye se plani franko-gjerman si fazë e ndërmjetme. Kryeministri e posedon një letër të pranuar nga zotëri Lajçak, që plani franko-gjerman siguron njohjen de-facto”, tha Bislimi.

Numri dy i qeverisë tha se plani franko-gjerman është marrëveshje drejt normalizimit.

“Mandati që ka zotëri Lajçak është që të negociojë apo lehtësojë një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, në një marrëveshje ligjërisht obligative. Pamundësia e faktorit ndërkombëtar që ta detyrojë Serbinë të jetë konstruktive ka detyruar sjelljen e propozimit franko-gjerman. Domethënë ka qenë kërkesë e propozuesve që të futet një fazë e ndërmjetme dhe prandaj quhet “Marrëveshje drejt normalizimit”, e cila i ofron Kosovës njohje de facto por njohja de jure mbetet më vonë”, theksoi ai

/GazetaSinjali/