image Bislimi: Jasharët i vunë gurët e themelit të shtetit, detyrë e jona është të ngremë muret si vend demokratik

Sociale

Bislimi: Jasharët i vunë gurët e themelit të shtetit, detyrë e jona është të ngremë muret si vend demokratik

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka përkujtuar 25-vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari.

Bislimi ka shkruar se Jasharët i vunë gurët e themelit të shtetit dhe tani detyrë e jonë është që të ngremë muret e Kosovës si vend i qytetëruar e demokratik.

Ndër të tjerash, ai ka thënë se Qeveria e Kosovës po përkujdeset që të ketë një program të begatë dhe të denjë aktivitetesh përkujtimore.

Postimi i plotë:

Jasharët i vunë gurët e themelit të shtetit e ne që vijmë më pas e kemi për detyrë të ngremë muret e Kosovës si vend i qytetëruar, demokratik e punëtor, ku avancon kultura dhe ekonomia.

Në këtë 25 vjetor, Qeveria e Republikës së Kosovës po vazhdon të përkujdeset që të kemi një program të begatë dhe të denjë aktivitetesh përkujtimore.

Sepse rezistencën e Jasharve në Prekaz dhe Epopenë e UÇK-së, do t’i kujtojmë përjetë.

Lavdi për Kryekomandantin Adem Jashari dhe të gjithë të rënët më 5, 6 dhe 7 mars 1998.

/GazetaSinjali/