image Bislimi: Janë identifikuar emrat e 7 personave të gjetur në Kizhevak dhe 2 në morgun e Kosovës

Kosovë

Bislimi: Janë identifikuar emrat e 7 personave të gjetur në Kizhevak dhe 2 në morgun e Kosovës

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një konferencë për media ka njoftuar se nga mbetjet mortore të gjetura në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë janë identifikuar 7 persona dhe 2 të tjerë në morgun e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka treguar se për këtë çështje është diskutuar në takimin trilateral në Bruksel mes Lajçak, Petkoviq dhe Bislimi.

“Në takimin trilateral ne jemi njoftuar se Institucioni i Mjekësisë Ligjore në Kizhevak ka arritur të identifikoj emrat  e shtatë personave të gjetur dhe në të njëjtën kohë ka informacione se edhe në morgun e Kosovës janë identifikuar edhe 2 persona. Andaj tema e parë e diskutimit ka qenë gjetja e modaliteteve që këto mbetje të arrijnë sa më shpejtë tek familjarët e tyre”, ka thënë Bislimi. /Gazeta Sinjali/