Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas publikimit të disa pamjeve të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili nuk lëviz nga vendi teksa intonohet himni i Kosovës në një ndeshje futbolli.
Në pamjet e publikuara nga drejtori i qendrës së profesionalizuar në ofrimin e shërbimeve lidhur me proceset e migrimit të rregullt në vendet gjermanofolëse, Petrit Sadriu, shihet se Bislimi ka refuzuar të ngritet në këmbë gjatë intonimit të himneve.
“Ja nderimi që i bëhët himneve kombëtare të Gjermanisë dhe të Kosovës nga zv. Kryeministri i Republikës tonë”, thuhet në postimin bashkëngjitur me videot.
Këtë veprim të zëvendëskryeministrit, Çitaku e ka quajtur të turpshëm dhe të pabesueshëm.
“E turpshme, po aq sa e pabesueshme. Zv.kryeminister, shko në shtëpi. Flejë pak.
Marre”, ka shkruar ajo.