image Bislimi: Petkoviqit i thash se në Kosovë nuk ka arkiva të UÇK-së

Politikë

Bislimi: Petkoviqit i thash se në Kosovë nuk ka arkiva të UÇK-së

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në Komisionin për Persona të Pagjetur ka folur lidhur me hapjen e arkivave shtetërore të Serbisë. Bislimi tha para deputetëve se në ato arkiva ka informata që e saktësojnë vendndodhjen e varrezave masive në territorin e Serbisë.

Për hapjen e arkivave shtetërore të Serbisë, ne besojmë dhe shpresojmë që aty do të gjinden informatat që na saktësojnë vendndodhjen e varrezave masive. Janë edhe dikund 1632 persona të pagjetur pjesa më e madhe e tyre besohet se janë në territorin e Serbisë. Meqë gjithçka ka qenë e organizuar nga logjistika ushtarake dhe policore serbe është e logjikshme të pritet që informacionet të jenë të arkivuara në arkivat shtetërore serbe”, tha Bislimi.

Gjithashtu ai sqaroi sërish pozicionin rreth hapjes së arkivave të shtetit të Kosovës, përfshirë edhe ato për UÇK-në.

Pas kërkesës sime që në Beograd të hapen arkivat shtetërore të Serbisë, Petkoviqi ka nxjerr kërkesën që të hapen arkivat e UÇK, duke u bazuar në fusnotën e një veprimtari, por ne kemi deklaruar se në Kosovë nuk ka arkiva të UÇK-së, por ka arkiva shtetërore, nga ana jonë nuk ka asgjë komprometuese. Në asnjë rast dhe rrethanë nuk është dakorduar për arkivat e UÇK-së, për të cilat nuk ka dëshmi se ekzistojnë”, tha ai.

Tutje, Bislimi tha se edhe nëse Serbia ka shkatërruar arkivat, hetuesit ndërkombëtarë mund të evidentojnë të njëjtat.

Unë nuk e përjashtoj mundësinë që Serbia në ndërkohë i ka shkatërruar këto arkiva por për hetues të mirëfilltë ndërkombëtarë është e lehtë që të evidentohen shkatërrime të tilla dhe të arrihet të ndërtohen lidhje e informatave tjera anësore por për ne është e rëndësishme që të mos ketë pengesa zyrtare.Për aq kohë që Serbia insiston që arkivat e tyre të mbeten të mbyllura ne kemi të drejtën që të dyshojmë se aty ka informata të vlefshme për arsye se Serbia një pjesë të arkivave e ka dorëzuar në Hagë por në mënyrë selektive ka vendosur cilat dokumente t’i dërgojë e cilat jo”, tha Bislimi.

/GazetaSinjali/