Ish-ministri i Financave, Besnik Bislimi, ka reaguar në Facebook, pasi presidenti Hashim Thaçi e komentoi deklaratën e tij për uljen e papunësisë në kohë pandemie.
Bislimi tha se është nënvlerësim të quhet Thaçi hajn, minimumi do të ishte si kryehajn.
“Duhet kuptuar që kur arrinë përmasat e famës së këtillë, të duket nënvlerësim i vrazhdë të të reduktojnë publikisht vetëm në “HAJN”. Minimumi i pranueshëm do të ishte “KRYEHAJN””, ka shkruar Bislimi.
Gjithashtu, Bislimi u shpreh se duhet mirëkuptuar pakënaqësia e manifestuar përmes dhunës në publik./ Gazeta Sinjali/