image Bislimi e Murati udhëtojnë në SHBA, do të takohen me përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së

Politikë

Bislimi e Murati udhëtojnë në SHBA, do të takohen me përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së

news image

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministri i Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati, kanë udhëtuar për në SHBA.

Sipas njoftimit të ZKM-së, Bislimi e Murati udhëtojnë në SHBA për tu takuar me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

“Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati, kanë udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë kësaj vizite, do të zhvillojnë takime me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.” – thuhet në njoftim.

Në anën tjetër, tashmë dihet se ka filluar më 10 prill sesionin pranveror i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore dhe do përfundojë më 16 prill.

/GazetaSinjali/