image Bislimi: Akterët e shoqërisë civile i shohim si partnerë në procesin e Integrimit Evropian

Sociale

Bislimi: Akterët e shoqërisë civile i shohim si partnerë në procesin e Integrimit Evropian

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, zhvilloi takimin e rregullt me organizata të shoqërisë civile për muajin dhjetor.

Bislimi përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se në këtë takim kanë diskutuar mbi prioritetet nga Agjenda Evropiane e Reformave, sa i përket efiçiencës së energjisë dhe objektivat mbi energjinë e ripërtëritshme për Kosovën.

“Kemi patur takime shumë të mira edhe në fushat e tjera si reforma e administratës publike, ambienti, shëndetësia, arsimi, çështjet e punësimit dhe ato sociale. Procesi i Integrimit Evropian, është aq kompleks dhe kërkues saqë kërkon mobilizimin e gjithë potencialit vendor, prandaj çdo ndihmë dhe kontribut është i mirëseardhur”, ka shkruar Bislimi.

Zëvendëskryeministri shtoi se pjesëmarrësit u ftuan të shfrytëzojnë konsultimet e rregullta në kuadër të nën-komiteteve të MSA-së si dhe platformën për konsultime publike.

Sipas tij, “si Qeveri, llogarisim në përkrahjen e akterëve të shoqërisë civile, në arritjet sektoriale e jo vetëm, meqenëse para përfundimit të këtij viti, do të aplikojmë për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

“Ne i shohim akterët e shoqërisë civile si partnerë në procesin e Integrimit Evropian, ku secila palë ka rolin e vet dhe mund të jap kontribut në hartim, monitorim, zbatim apo komunikim të reformave”, përfundoi Bislimi.

https://www.facebook.com/ZvKMBesnikBislimi/posts/pfbid022BeJqQHEyMYMHoJpmSPn1rFSFej1iX9SMBupGPDYS8ZPpiMdmYXpzzuHtmEYApBfl

/GazetaSinjali/