Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan, Shkëlzen Bislimi ka folur për refuzimin e kadidaturës së tij.
I ftuar në Kanal 10, Bislimi ka thënë se arsyeja që i është refuzuar kandidatura është e pakuptimtë.
“Ka qenë arsye e pakuptimtë për shkak se kandidatura nuk është përputhje me deklaratën e kandidaturën. Kjo deklarata ka të dhëna personale që i bashkëngjitet kopja e letërnjoftimi”, është shprehur ai.
Por, më tej Bislimi ka shtuar se në këtë çështje ka ndikuar edhe fuqia e deputetit Rrustemi.
“Fuqia e deputetit ka ndiku, këto kanë qenë ndikimet e tij – që ma kanë ndalu kandidaturën. Mendoj që është frikësuar, për këtë arsye edhe më ka eliminuar nga gara”, ka thënë ai.