image Biskota me shije limoni

Recetë/ Biskota me shije limoni

news image

Nëse dëshironi të përgatitni një ëmbëlsirë për familjen këtë vikend, atëherë biskotat me shije limoni janë të duhurat.

Kjo recetë përgatitet për 25 minuta dhe është e paraparë të shërbehet për katër persona, transmeton Gazeta Sinjali.

Përbërësit:

250 gr miell, 100 gr sheqer, 100 gr gjalpë, 50 ml lëng limoni, 1 vezë, lëkura e një limoni e grirë në rende, 1 lugë e vogël pluhur për ëmbëlsira 100 gr sheqer pluhur dhe 50 gr sheqer.

Përgatitja:

Për përgatitjen e biskotave me shije limoni duhet të keni parasysh që përbërësit të jenë në temperaturë ambienti dhe limonët të jenë biologjik.
Me ndihmën e një rrahësi elektrik, në një enë qelqi rrihni gjalpin së bashku me 100 gr sheqer. Duke e vazhduar përzierjen hidhni lëkurën e limonit, vetëm pjesën e verdhë të grirë në rende, lëngun e limonit dhe vezën.

Miellin e sitini dhe e bashkoni me pluhurin pjekës.

Miellin e hidhni pjesë, pjesë në enën e qelqit, duke e përzier. Pasi të jetë bërë një brumë i plotë, e mbuloni enën me një qeskë kuzhine dhe e leni të pushojë për gati 30 minuta në frigorifer.

Pasi brumi të jetë bërë gati, përgatitni biskotat. Me dorë merrni pak nga brumi, duke i dhënë formë sfere me të dyja duart.

Brumin për biskota me shije limoni, e vendosni në pjatën me sheqerin e ngelur, duke e rrotulluar nga të gjitha anët dhe më pas e kaloni në sheqerin pluhur.

Brumin sferik të pudrosur me të dy llojet e sheqerit e vendosni në një tavë ku keni shtruar një letër kuzhine. Kështu do të vazhdoni derisa të mbarojë brumi për biskota me shije limoni.

Tavën me biskota e pjekni në furrë të para ngrohur në 180 °C për rreth 15 minuta./Gazeta Sinjali/