image Bisedë mes zyrtarëve të ShBA-Rusisë, diskutojnë edhe për armët kimike e biologjike

Botë

Bisedë mes zyrtarëve të ShBA-Rusisë, diskutojnë edhe për armët kimike e biologjike

news image

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan, pati sot një bisedë telefonike me Nikolay Patrushev, sekretar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë.

Gjatë telefonatës, Sullivan e paralajmëroi atë “për pasojat dhe implikimet e çdo vendimi të mundshëm rus për të përdorur armë kimike ose biologjike në Ukrainë“.

Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA Emily Horne tha: “Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan foli sot me gjeneralin Nikolay Patrushev, Sekretar i Këshillit të Sigurimit Rus, për të përsëritur kundërshtimin e vendosur dhe të qartë të Shteteve të Bashkuara ndaj pushtimit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga Rusia“.

Sullivan parashtroi qartë angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të vazhduar imponimin e kostove ndaj Rusisë, për të mbështetur mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe për të përforcuar krahun lindor të NATO-s, në koordinim të vazhdueshëm të plotë me aleatët dhe partnerët tanë, shkruan The Guardian.

Sullivan i tha gjeneralit Patrushev se nëse Rusia është serioze për diplomacinë, atëherë Moska duhet të ndalojë së sulmuari qytetet dhe qytezat e Ukrainës.

Ai po ashtu paralajmëroi gjeneralin Patrushev për pasojat dhe implikimet e çdo vendimi të mundshëm rus për të përdorur armë kimike ose biologjike në Ukrainë.

/GazetaSinjali/