image Birra Heineken dhe ajo Carlsberg i japin fund shitjeve në Rusi

Botë

Birra Heineken dhe ajo Carlsberg i japin fund shitjeve në Rusi

news image

Heineken, prodhuesi i dytë më i madh i birrës në botë, tha se do t’i japë fund tregtimit të saj në Rusi në një lëvizje që do t’i kushtojë prodhuesit holandez 400 milion euro.

Ne kemi arritur në përfundimin se pronësia e Heineken mbi biznesin në Rusi nuk është më e qëndrueshme dhe as e zbatueshme në mjedisin aktual“, tha kompania në një deklaratë.

Tutje thanë: “Si rezultat, ne kemi vendosur të largohemi nga Rusia“.

Heineken kishte thënë më parë se do të ndalonte vetëm investimet dhe eksportet e reja në Rusi, shkruan The Guardian.

Ndërsa Al Jazeera raporton se edhe birra Carlsberg i ka dhënë fund eksportimit drejt Rusisë: “Ne kemi marrë vendimin e vështirë dhe të menjëhershëm për të kërkuar një tërheqje të plotë të biznesit tonë në Rusi, gjë që besojmë se është gjëja e duhur për të bërë në mjedisin aktual”, thuhet në njoftimin e tyre.

/GazetaSinjali/