image Bill Clinton mbërrin tek kryeministria shqiptare, pritet nga qytetarët me flamuj amerikanë

Shqipëri

Bill Clinton mbërrin tek kryeministria shqiptare, pritet nga qytetarët me flamuj amerikanë

news image

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton, ka mbërritur tek kryeministria shqiptare, ku do të pritet nga kreu i saj, Edi Rama dhe kabineti i tij.

Sheshi para kryeministrisë është mbushur me qytetarë të cilët presin të dëgjojnë fjalimin e tij, i cili do të mbahet pas pak së bashku me ish- Presidentit Bill Clinton dhe kryeministrit Edi Rama.

Klinton dhe delegacioni që e shoqëron do të pritet me një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryeministri Edi Rama. Gjatë ceremonisë shtetërore, Klinton do të dekorohet me dekoratën e lartë “Ylli i Mirënjohjes për Arritjet Publike”.

Ceremonia e nderit do të pasohet edhe nga fjalimi i Presidentit Klinton në orën 19:25.

/GazetaSinjali/