Sot ka ndërruar jetë ish-sekretarja e Shtetit të ShBA-së, Madeleine Albright, e cila ka kontribuuar shumë për Kosovën dhe arritjen e çlirimit e pavarësisë, shkruan Sinjali.
Në lidhje me këtë është deklaruar bashkëpunëtori i saj, ish-presidenti amerikan, Bill Clinton. Ai në telegramin e ngushëllimit e përmendi udhëtimin e fundit të tyre në Kosovë, tre vjet më parë.
“Pothuajse tre vjet më parë, ne bëmë udhëtimin e fundit së bashku për të festuar përvjetorin e 20-të të luftës për pavarësi, kur ata i dedikuan një statujë në qendër të Prishtinës. Ajo kishte një ditë shumë të lumtur atë ditë, që e meritonte”, ka shkruar Clinton.
“Ajo e dinte se vendimet politike të Amerikës kishin fuqinë të bëjnë një ndryshim në jetën e njerëzve në mbarë botën, ajo e shihte punën e saj si një obligim dhe mundësi. Dhe ajo e bëri këtë për të arritur paqe, siguri, dhe prosperitet: duke e ndalur spastrimin etnik në Bosnjë dhe Kosovë: dhe duke mbështetur zgjerimin e NATO-s në Evropën Qendrore”, thuhet në shkrimin e Clinton.
My statement on the passing of Madeleine Albright—one of the finest Secretaries of State, an outstanding UN Ambassador, a brilliant professor, and an extraordinary human being. pic.twitter.com/50QXFhzGit
— Bill Clinton (@BillClinton) March 23, 2022