image Bildt pas vendimit të Kurtit për taksën tregon se çfarë duhet të ndërmarrë Serbia

Politikë

Politikë/ Bildt pas vendimit të Kurtit për taksën tregon se çfarë duhet të ndërmarrë Serbia

news image

Ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt ka përkrahur vendimin e djeshëm të kryeministrit, Albin Kurti për heqjen pjesërisht të taksës.

Sipas tij, ky hap i kryeministrit Kurti është hap i mirë dhe se tash duhet Serbia duhet të ndërmarr një hap për ta rinisur dialogun.

“Hap i mirë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Pa dyshim se s’do të bënte dëm edhe një hap i ndërmarrë nga Serbia për ta rinisur dialogun. Dhe BE-ja duhet të jetë e gatshme të ndërhyjë e të ndihmojë”, ka shkruar ish-kryeministri suedez në profilin e tij në Twitter.

Mirëpo, këtë vendim, i dërguar Special për dialog, Richard Grenell ka thënë se ishte gabim serioz dhe se SHBA-të nuk e përkrahin këtë, pa u tërhequr plotësisht taksa./Gazeta Sinjali/