image Bilanci në SHBA, mbi 140 mijë vdekje, numri i rasteve të reja vazhdon të rritet

Botë

Bilanci në SHBA, mbi 140 mijë vdekje, numri i rasteve të reja vazhdon të rritet

news image

Është publikuar bilanci i fundit për koronavirusin në SHBA.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në SHBA ka tejkaluar sot shifrat 140,000.

Në 42 nga 50 shtetet federale, numri i rasteve të reja është rritur me shpejtësi në dy javët e fundit, transmeton Reuters.

Sipas analizës së kësaj agjencie, që nga fundi i qershorit, ka pasur një rritje të madhe të numrit të rasteve të reja dhe gjashtë javë më vonë numri i vdekjeve filloi të rritet.

Rreth 5,000 njerëz vdesin në SHBA çdo javë. Në vetëm një javë, 5,600 vdekje u regjistruan në Shtetet e Bashkuara, aq sa Suedia ka pasur që nga fillimi i pandemisë./ Gazeta Sinjali/