Është publikuar bilanci i fundit për koronavirusin në SHBA.
Numri i vdekjeve nga koronavirusi në SHBA ka tejkaluar sot shifrat 140,000.
Në 42 nga 50 shtetet federale, numri i rasteve të reja është rritur me shpejtësi në dy javët e fundit, transmeton Reuters.
Sipas analizës së kësaj agjencie, që nga fundi i qershorit, ka pasur një rritje të madhe të numrit të rasteve të reja dhe gjashtë javë më vonë numri i vdekjeve filloi të rritet.
Rreth 5,000 njerëz vdesin në SHBA çdo javë. Në vetëm një javë, 5,600 vdekje u regjistruan në Shtetet e Bashkuara, aq sa Suedia ka pasur që nga fillimi i pandemisë./ Gazeta Sinjali/