Ka shkuar në 30 numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën dje shtetin e Shqipërisë.
Emergjencat Civile kanë konfirmuar nxjerrjen e dy trupave të tjerë të pajetë nga rrënojat e pallatit 6-katësh në Durrës, raportojnë mediat e Shqipërisë.
Mësohet se personat e pajetë janë nënë e djalë Dolora dhe Klaus Reçi./Gazeta Sinjali/