Brenda 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 148 raste të reja me COVID-19, ndërsa janë shëruar 65 pacientë, transmeton Gazeta Sinjali.
Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur tre pacientë si pasojë e infektimit me koronavirus. Viktimat janë një 62-vjeçar nga Prilepi, një 87-vjeçar nga Koçani dhe një 64-vjeçar nga Gostivari.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve me këtë virus në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 17,629.