Maqedonia e Veriut ka regjistruar 191 raste të reja me koronavirus të dielën, nga gjithsej 1 mijë e 350 mostra të testuara.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, sot ISHP regjistroi 77 pacientë të shëruar dhe tri raste fatale, njëri nga Shkupi (81), një nga Kërçova (67) dhe pacientë tjetër nga Struga (77).
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve që nga fillimi i epidemisë është 18 mijë e 790, numri i të shëruave 15 mijë e 341 dhe numri i viktimave është 756.
Momentalisht në Maqedoni ka 2 mijë e 693 raste aktive. /Gazeta Sinjali/