Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 226 raste të reja me koronavirus, duke e çuar kështu në 8 mijë e 330 numrin e rasteve pozitive të regjistruara deri tani në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga të gjitha rastet e konfirmuara deri më sot, 4 mijë e 578 prej tyre janë shëruar, derisa 227 të tjerë kanë humbur betejën me koronavirusin e ri.
Kështu, numri i rasteve aktive në vend ka mbetur 3 mijë e 525.
Prishtina është komuna me numrin më të madh të të infektuarve në vend, me gjithsej 2 mijë e 725 raste të regjistruara deri më tani.
Kryeqyteti po ashtu prin me numrin e viktimave të COVID-19, me gjithsej 30 të vdekur.
Komuna e dytë me numrin më të madh të rasteve është Ferizaj me gjithsej 552 raste të konfirmuara dhe 12 vdekje.
Më poshtë gjeni tabelën me të dhënat e detajuara për numrin e rasteve pozitive dhe vdekjeve nga koronavirusi për të gjitha komunat e Kosovës./Gazeta Sinjali/