image Bilanci i fundit për koronavirus në të gjitha komunat e Kosovës

Shëndetësi

Bilanci i fundit për koronavirus në të gjitha komunat e Kosovës

news image

Sonte në Kosovë janë konfirmuar edhe 62 raste të reja me koronavirus, duke e çuar kështu në 2 mijë e 494 numrin e përgjithshëm të rasteve pozitive nga fillimi i pandemisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga ky numër, 1 mijë e 307 janë shëruar, kurse 44 të tjerë kanë ndërruar jetë.

Kështu, numri i rasteve aktive në vend është 1 mijë e 143 sosh.

Komuna më e prekur nga ky virus është Prishtina, me gjithsej 507 raste aktive, 3 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

Kryeqyteti pasohet nga Komuna e Vushtrrisë, në të cilën nga 13 marsi janë konfirmuar gjithsej 315 të infektuar, 4 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

Komuna e tretë për nga numri i rasteve pozitive, Prizreni, ka numrin më të madh të të vdekurve nga COVID-19, gjithsej 7 viktima, ndërsa ka 266 raste të konfirmuara pozitive.

Më poshtë gjeni tabelën me të dhënat për numrin e rasteve pozitive dhe vdekjeve për secilën komunë të Kosovës./Gazeta Sinjali/