| Është publikuar bilanci i fundit 24 orësh në SHBA, ku sipas Universitetit John Hopkins, janë shënuar 74 mijë e 500 raste të reja pozitiv me COVID-19. Kjo shifër është më e larta brenda një dite, që nga fillimi i pandemisë. Sipas universitetit John Hopkins numri total i të infektuarve në SHBA tashmë ka shkuar në më shumë se 3 milion e 570 mijë raste. Gjithashtu mësohet se rreth 1 mijë persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në mbi 138 mijë numrin total të viktimave. Mediat amerikane shkruajnë se situata është shumë alarmante ku tani janë 30 shtete në SHBA që njohin rritje të numrit të rasteve të reja./ Gazeta Sinjali/ |
Botë
Bilanci: Mbi 74 mijë të infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në SHBA
Të tjera:
Trump: Po e marrim Ngushticën e Hormuzit nën kontroll
Botë
1783946517
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Beogradin për ta zhbllokuar Kosovën
Politikë
1783920059
ShBA nis një sulm të ri raketash ndaj Iranit
Botë
1783892937