Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar edhe 168 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 6,045 numri e rasteve të konfirmuara deri më tani në vend, raporton Gazeta Sinjali.
Nga të gjitha rastet e konfirmuara në Kosovë, 3, 226 janë shëruar, ndërsa 144 të tjerë kanë ndërruar jetë.
Kështu, momentalisht numri i rasteve aktive në vend është 2,675.
Komuna më e prekur nga ky virus është ajo e Prishtinës me gjithsej 1, 971 raste të konfirmuara me koronavirus, 22 prej të cilëve ndërruan jetë.
Më poshtë gjeni tabelën me të dhëna të detajuara për numrin e rasteve pozitive, të shëruarve dhe të vdekurve nga koronavirusi, për të gjitha komunat e Kosovës./Gazeta Sinjali/