image Bilanci i fundit i koronavirusit në Maqedoninë e Veriut, shënohen 7 viktima - Sinjali

Bilanci i fundit i koronavirusit në Maqedoninë e Veriut, shënohen 7 viktima

news image

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore raportoi sot për 7 pacientë të vdekur dhe 163 persona të infektuar me koronavirus brenda 24 orëve të fundit.

Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 1 mijë e 721 mostrave.

Rastet e reja janë regjistruar në: Shkup-33, Kumanovë-17, Dibër-3, Shtip-5, Prilep-7, Tetovë-13, Strugë-3, Veles-6, Manastir-4, Ohër-2, Kavadar-5, Gostivar-8, Gjevgjeli- 3, Strumicë-18, Kriva Pallankë-2, Radovish-2, Koçani-11, Probistip-1, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-2, Valandovë-2, Vinicë-2, Delçevë-7, Shën Nikollë-1, Kërçovë-3 dhe Resnjë-2.

Brenda 24 orëve kanë vdekur 7 pacientë, dy nga Struga dhe një pacient nga Koçani, Strumica, Shkupi, Manastiri dhe nga Gostivari.

Kurse, Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 132 pacientë të shëruar.

Sipas të dhënave të fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në këtë shtet ka arritur në 668.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë Veriore me COVID-19 janë diagnostikuar gjithsej 16 mijë e 88 persona, prej tyre, 13 mijë e 550 janë shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive është 1 mijë e 870.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin