image Bilanci i fundit i koronavirusit Kosovë, kjo është komuna me më së shumti raste aktive

Shëndetësi

Bilanci i fundit i koronavirusit Kosovë, kjo është komuna me më së shumti raste aktive

news image

Dje në Kosovë është regjistruar numër i madh i rasteve të reja me koronavirus.

Nga 296 mostra të testuara, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar gjithsej 40 raste pozitive, duke e çuar në 1 mijë e 234 numrin e përgjithshëm të të prekurve, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga kjo shifër e përgjithshme, 890 persona janë shëruar, kurse gjatë ditës së sotme u konfirmua edhe një viktimë duke e çuar në 31 numrin e të vdekurve nga COVID-19.

Numri i personave të testuar për COVID-19 në Kosovë që nga fillimi i pandemisë është 16 mijë e 674 .

Sipas tabelës së siguruar nga Gazeta Sinjali, në Kosovë tani janë edhe 313 raste aktive me COVID-19.

Vushtrria është komuna që prin me më së shumti raste aktive, madje në këtë komunë ditëve të fundit ka pasur një “shpërthim” të raste të reja me koronavirus. Vetëm sot atje janë konfirmuar 24 raste pozotive dhe një viktimë.

Numri i rasteve aktive në Komunën e Vushtrrisë është 106, e pasuar me Komunën e Prizrenit me gjithsej 54 raste.

Më poshtë gjeni statistikat për të gjitha komunat e Kosovës./Gazeta Sinjali/