Gjatë ditës së sotme Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar edhe për 103 raste të reja me koronavirus në Kosovë.
Gjatë ditës së djeshme në Kosovë janë testuar gjithsej 459 mostra, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu, numri total i rasteve pozitive është 5 mijë e 472 raste që nga 13 marsi kur u konfirmuan rastet e para, ndërsa janë testuar 30 mijë e 5 persona që nga fillimi i pandemisë.
IKSHPK njoftoi edhe për edhe 95 pacientë të shëruar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2 mijë e 640 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë e 708.
E gjatë ditës së sotme në Kosovë janë regjistruar edhe 6 raste të vdekjes nga koronavirusi, duke e dërguar kështu në 124 numrin e viktimave.
Komuna më e prekur nga ky virus është Prishtina, me gjithsej 1 mijë e 727 raste, 20 prej tyre kanë humbur betejën.
Pastaj vjen Komuna e Vushtrrisë, në të cilën nga 13 marsi janë konfirmuar gjithsej 426 të infektuar, 9 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.
Komuna e tretë për nga numri i rasteve pozitive, Prizreni, ka gjithsej 19 viktima, ndërsa ka 409 raste të konfirmuara pozitive.
Në një konferencë për media të mbajtur në Prishtinë, ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, njoftoi se deri në fillim të muajit gusht, në Kosovë pritet të arrijnë edhe 50 mijë teste për koronavirus, të siguruara nga donatorët, përkatësisht 45 mijë nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe 5 mijë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Më poshtë gjeni tabelën me të dhënat për numrin e rasteve pozitive, viktimave dhe rasteve aktive për secilën komunë të Kosovës./Gazeta Sinjali/