image Bilanci i aksidenteve rrugore gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Siguri

Bilanci i aksidenteve rrugore gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

news image

Brenda 24 orëve, në territorin e Kosovës kanë ndodhur 51 aksidente, prej të cilave dy kanë përfunduar me fatalitet.

18 aksidente janë regjistruar me të lënduar, ndërsa 31 aksidente me dëme materiale, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjithashtu, Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit i ka arrestuar 23 persona, 16 prej të cilëve janë dërgfuar në mbajtje.

Sipas statistikave ditore të Policisë, brenda dje janë shqiptuar 712 tiketa trafiku. /Gazeta Sinjali