image Bilanci i COVID-19 në të gjitha komunat e Kosovës

Shëndetësi

Bilanci i COVID-19 në të gjitha komunat e Kosovës

news image

Sot në Kosovë janë konfirmuar 53 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu, numri total i të infektuarve ka arritur në 15 mijë e 758 që nga 13 marsi kur u konfirmuan rastet e para, ndërsa janë testuar 69 mijë e 652 mostra.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sot njoftoi edhe për 56 pacientë të shëruar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13 mijë e 787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1 mijë e 341.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar edhe tri raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive, 1 rast nga MIQ-COVID, QKUK dhe 1 rast nga Spitali Gjakovë). Kështu numri i viktimave ka shkuar në 630.

Komuna më e prekur nga ky virus mbetet Prishtina, me gjithsej 4 mijë e 893 raste të konfirmuara.

Më poshtë gjeni tabelën me të dhënat për numrin e rasteve pozitive, viktimave dhe rasteve aktive për secilën komunë të Kosovës./Gazeta Sinjali/

No photo description available.