image Bilanc tragjik në Francë, 833 viktima në 24 orë nga koronavirusi

Shëndetësi

Botë/ Bilanc tragjik në Francë, 833 viktima në 24 orë nga koronavirusi

news image

Franca po përballet me bilance tragjike me përhapjen e pandemisë së Covid-19.

Me shifra të larta si Italia dhe Spanja, në Francë brenda 24 orëve janë regjistruar 833 viktima me një numër total prej 8,911 personash.

Gjatë orëve të fundit janë regjistruar 5,171 raste të reja duke e çuar numrin total në të infektuarve në 98,010.

Ndërsa tani 7,072 persona janë të shtruar dhe ndodhen në terapi intensive./Gazeta Sinjali/