Vijon të përkeqësohet situata me pandeminë në Amerikën Latine, që është bërë epiqendra e re e COVID-19. Vetëm në 24 orë u raportuan më shumë se 30,000 të infektuar të rinj dhe rreth 1,600 humbje jete.
Brazili është vendi i dytë i prekur më shumë nga pandemia në botë, teksa regjistron në total 23,473 humbje jete. Presidenti i vendit, Jair Bolsonaro, u kërkoi mbështetësve të tij që të ngrihen në protesta për rihapjen e ekonomisë, pavarësisht sëmundjes.
Por, të shumtë janë drejtuesit lokalë që e cilësuan të marrë Presidentin e tyre në këtë situatë.
“Ëndrra e Presidentit është të kthehet në diktator”, tha për CNN Arthur Neto, kryebashkiak i Manaus.
“Por, ai është shumë i marrë, ndaj i bëj thirrje ta mbyllë gojën e të qëndrojë në shtëpi”, përfundoi ai.
Pas Brazilit, situata duket e rëndë edhe në Peru e Kili. Në këtë vend, ministri i Punëve të Brendshme rezultoi i sëmurë. /Gazeta Sinjali/