image Sherifi ka një porosi për policët që u paditën

Kosovë

Drejtësi/ Sherifi ka një porosi për policët që u paditën

news image

Kryetari i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, i ka bërë thirrje policëve ndaj të cilëve është ngritur padi, të mos marrin përgjegjësi për vendimet e të tjerëve.

Ai shkroi se e gjithë drama do të zhvillohet në kurrizin e tyre dhe se nëse do të dënohen nuk do të mund të punojnë më në shërbim publik me arsyetimin se përdorën pozitën zyrtare, përcjellë Gazeta Sinjali.

“Këshilla ime publike për policët ndaj të cilëve është ngritur PADI do të ishte kjo: Gjatë procesit që do të zhvillohet kundër tyre, të mos e marrin përgjegjësinë për vendimet që i kanë marrë të tjerët” shkroi Sherifi.

Shkrimi i plotë i Bilall Sherifit në Facebook:

https://www.facebook.com/bsherifi/posts/10158599324878219