Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në një adresim para mediave ka konfirmuar se për shkak të gjendjes së rënduar me Covid-19 nuk do të falet namazi i Kurban Bajramit nëpër xhamitë e Kosovës.
“Bashkësia Islame duke e analizuar situatën e cila po mbretëron në Kosovë e goditur nga virusi, edhe në mbledhjen e fundit të kryesisë u diskutua rreth këtij problemi. BIK-u lajmëron të gjithë besimtarët se nesër pezullohet falja e namazit të Bajramit të Vogël dhe për 10 ditë rresht pezullohen faljet dhe ritet nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës”, ka thënë Tërnava.
Ai ka thënë se këtë hap e kanë ndërmarrë për të ruajtur shëndetin publik.
Po ashtu, Tërnava ka bërë apel që të mos ketë as vizita familjare./Gazeta Sinjali/