image BIK-u për sulmin në Vjenë: Terrori nuk ka fe

Kosovë

BIK-u për sulmin në Vjenë: Terrori nuk ka fe

news image

Për sulmin terrorist që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Vjenë të Austrisë ka reaguar edhe Bashkësia Islame e Kosovës.

Përmes një komunikate për media BIK-u ka thënë se sulmi në Vjenë është vepër e dënueshme dhe e papranueshme.

Sulmi i mbrëmë në Vjenë të Austrisë, është atak mbi vlerat njerëzore, humane e hyjnore. Vepër e dënueshme dhe e papranueshme që për qëllim ka frikën, shantazhin e kaosin, si dhe sfidimin e rendit dhe ligjit, thuhet në reagimin e BIK-ut.

Tutje Bashkësia Islame e Kosovës, thotë se terrori nuk ka fe dhe terroristët nuk përfaqësojnë asnjë vlerë e asnjë besim.

“Nuk duhet bërë asnjë kompromis me terrorin, sepse terroristët nuk përfaqësojnë asnjë vlerë e asnjë besim përveç krimit e terrorit. Terrori nuk ka fe, por ka ideologji që ne nuk duhet pranuar e heshtur para tij. Në këto momente, jemi pranë popullit e shtetit mik të Austrisë, bashkendiejmë dhimbjen me familjet e viktimave, ndërsa të plagosurve u dëshirojmë shërim të shpejtë. “Mysliman është ai njeri, nga dora dhe gjuha e të cilit njerëzit janë të sigurt”. Muhamedi a.s”, thuhet në komunikatë./Gazeta Sinjali/