Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka njoftuar se edhe këtë vit do të vazhdojë traditën e therjes së kurbaneve për nevojat e nxënësve të Medresesë dhe besimtarëve me gjendje të rëndë materiale.
BIK-u, përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka bërë me dije se Kryesia ka vendosur që çmimi për një kurban të jetë 120 euro, derisa ka dhënë detaje se si mund të bëhet porosia dhe të kryhen pagesat.
“Edhe këtë vit Kryesia ka vendosur që çmimi për një kurban të jetë 120 euro ose kundërvlera e këtij çmimi. Luteni që porositë e të interesuarve të na i dërgoni në kohën optimale, kur dhe mundemi ta kryejmë në plotni amanetin tuaj”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i BIK-ut:
Pagesën e porositësve të kurbaneve, Ju mund ta përcillni në adresë të përfituesit:
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës
NLB-Prishtina
Account No (IBAN): XK05 1700200100103672
Sëift Code (BIC) – NLPRXKPR
Adresa: Ukshin Hoti 124
10 000 PRISHTINË
Ju mund të komunikoni me Kryesinë e BI-së rreth porosisë suaj për kurbane në këta nr. tel. +38138224002 dhe +38345977405. /Gazeta Sinjali