image BIK-u në Vushtrri: Imami i infektuar ka shpërndarë ndihma për familjet në nevojë

Kosovë

Pandemia/ BIK-u në Vushtrri: Imami i infektuar ka shpërndarë ndihma për familjet në nevojë

news image

Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri sot është njoftuar zyrtarisht për një nëpunës të prekur nga koronavirusi.

Siç njoftoi sot edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri është infektuar një imam i fshatit Smrekonicë.

BIK-u në Vushtrri përmes një komunikate thotë se imami ka qenë i angazhuar në shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë.

Bashkësia Islame në këtë komunë thekson se nuk dihej se ai është infektuar me koronavirus./GazetaSinjali/